LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët teknik të UP-së, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Protestojnë punëtorët teknik të UP-së, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sërish sot para Rektoratit, duke kërkuar rritje të pagës.

Ata kërkojnë që paga e tyre të bëhet 350 euro dhe t’u paguhet stazhi i punës.


Nëse këto kërkesa nuk plotësohen punëtorët teknik paralajmërojnë se do të futen në grevë të përgjithshme.

Kryetari i Sindikatës për Sektorin privat tha se Rektorati me paratë e punëtorëve po i plotëson lukset e veta, ndërsa shtoi se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Përderisa ne kërkuam qe paga të jetë 350 euro dhe arsyetimi i Rektoratit ishte se ka mungesë të buxhetit, atëherë shikoni veturat 00 para Rektoratit. Pra Rektorati ka mjete për luksin e tyre dhe nuk ka mjete për punëtoret tonë. Po bëjmë me dije që për herë të fundit ne protestojmë këtu para Rektoratit sepse hapi jonë i ardhshëm është ndërprerja tërësisht e punës, përderisa nuk realizohen kërkesat e punëtorëve. Kemi ardhur në një pozicion për të cilin punëtorët janë të vetëdijesuar dhe të njoftuar se punëtorët dëshirojnë të bëhet implementimi i ligjit të punës dhe marrëveshjes kolektive dhe absolutisht nuk dëshirojnë të punojnë asnjë minutë për luks të punëtoreve të rektoratit”, tha Azemi.

Punëtorët që protestuan sot kanë paralajmëruar se javën tjetër do të hynë në grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Kryetari i sindikatës të punëtorëve teknik, Hysni Gashi, tha se nuk janë pajtuar me pagën që Rektorati ka ofruar dhe për këtë arsye do të vazhdojnë me protesta.

“Herën e fundit kemi pas takim dhe janë kategorizuar pagat 280 për teknik, 320 për mirëmbajtës dhe 350 për menaxhera. Ne nuk jemi pajtuar me ato paga, kështu që çdo herë me rritjen e tenderit rritet rroga rreth 30 euro,domethënë çdo 3 vite ka 30 euro, kështu që ne çdo herë do t’u qëndrojmë mbrapa kërkesave tona, të jetë paga 350 euro të paguhet stazhi i punës dhe të përmirësohen kushtet e punëtorëve”, tha Gashi.

Njëri nga punëtorët protestues Rexhep Gashi tha se të gjithë punëtorët teknik janë të diskriminuar dhe tha se nëse nuk u njihen të drejtat e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta dhe të braktisin punën.

“Jemi pa paga, bëjmë orë shumë, rektorati nuk përgjigjet para neve, ne do të dalim në protesta derisa të plotësohen këto kushte”.

Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar edhe para 2 jave, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje ndaj kërkesave të tyre./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori