LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.

Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.


Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Qeveria e Kosovës të ndikojë tek bordi i dobët i tij dhe menaxhmenti i KEK-ut që të rrisë pagën e punëtorëve më të merituar në Kosovë, të dritës dhe shërbimit jetik të Kosovës.

Të rritet shujta e ushqimit pasi është hajgare me thënë se dikush e ka një shujtën e ushqimit 1.74 centë në inflacionin që po ndodh. Të nderuar punëmarrës ne me juve do të jemi të vendosur dhe nuk do të lëshojmë pe në këtë drejtim.

Por, edhe një gjë po iu them se nuk do t’ia plotësojmë dëshirat që të bëjnë biznese me prodhimin e energjisë elektrike. Nuk do t’ia plotësojmë këtë dëshirë asnjëherë. Ne jemi duke menduar se disa individ, apo bordi i KEK-ut po dëshiron të na imponojë grevën, e cila nuk do të anashkalohet asnjëherë”, tha ai, raporton kp.