Punëtorët e “Infrakosit” sot kanë mbajtur një protestë njëorëshe prej orës 08:00 deri në 09:00, pasi që ka vonesa në marrjen e pagës së muajit shtator dhe tetor.
Krahas pagave të këtyre dy muajve, punëtorët e kësaj kompanie hekurudhore kanë kërkuar edhe shlyerjen e borxhit të trustit pensional.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur “Infrakos”, Hysen Nikqi tha se sot përmes kësaj proteste njëorëshe po e shprehin revoltën karshi menaxhmetit i cili nuk po i plotëson kërkesat minimale të këtyre punëtorëve.
Përpos pagës dhe trustit, ai tha se kërkohet edhe që punëtorët e shërbimit ekzekutiv të pajisen me uniforma dhe rroba mbrojtëse si dhe të bëhet pagesa e borxheve të anëtarësisë së Sindikatës për muajt e kaluar të vitit 2019.
“Sot jemi tubuar për ta shprehur revoltën thellë për trajtimin tonë që po na e bënë ‘Infrakos’ sepse ka dy muaj e më shumë që punëtorët nuk i kanë marrë pagat pjesën dërrmuese të muajit shtator dhe komplet pagën e muajit tetor. […] Ne si sindikatë nëpërmjet dialogut me menaxhmetin kohë pas kohe kemi diskutuar për të realizuar kërkesat tona që kanë qenë shumë minimale”, tha Nikqi.
Nikqi tha se situata po vështirësohet pasi për gjendjen e krijuar askush nuk po merr përgjegjësi dhe se kërkesat e tyre ndër vite kanë hasur në vesh të shurdhër.
Nikqi shtoi se për kërkesat e punëtorëve menaxhmeti është i njoftuar tash e 2 javë dhe se nëse nuk ndërmarrin asnjë veprim do të vazhdojnë me grevë të përgjithshme.
“Fatkeqësisht nuk është realizuar asnjë prandaj për këtë janë mbledhur e gjitha masa e punëtorëve këtu. Si arsyetim e japin se nuk ka pare, mjete ndërsa luksi i menaxhmetit nuk ndalet kurrë me dreka, darka, makina. […] Sot është paralizuar qarkullimi i trenave në gjithë territorin e Kosovës. E njëjta do të ndodh edhe të hënën dhe do të na dërgojnë deri në grevën absolute të gjithë punëtorëve”, tha kryesindikalisti.
Fadil Orllati, mbikëqyrës i binarëve në “Infrakos” tha se që tre muaj gati janë pa paga dhe mezi po ia dalin t’i kryejnë obligimet edhe ndaj bankave.
“Ne po ia dalim me vështirësi thuajse buzë vdekjes dhe pa ngrinë e pa pirë ky i treti muaj pa paga jemi unë personalisht punoj që 38 vite këtu 182 euro kredi i kam… Thirrja e fundit dje më ka ardhur që nëse nuk e paguajë kreditin kemi me shku me procedura të tjera… kurrfarë kushte elementare momentalisht nuk kemi në punë”, tha ky punëtor.
Edhe Shaip Nuredini ka kritika ndaj menaxhmetit të “Infrakosit”. Sipas tij menaxhmenti nuk po jep asnjë arsyetim për këto vonesa të pagave të tyre.
“Kjo lënie anash nga menaxhmenti është katastrofa e zotit, marre që 39 vite punoj në hekurudhë sot me dal të kërkoj rrugëve për kafshatë të gojës është marre…as nuk del me e bë një arsyetim më të voglin për çka unë i kam edhe pesë muaj që shkoj në pension unë e përfundova por çka me iu bë tjerëve. Kjo është katastrofë, plus kushte ujë me pi nuk kemi”, u shpreh ky punëtor.
Punëtorët e “Infrakosit” do të protestojnë edhe të hënën nga ora 8:00 deri në ora 10:00, për të vazhduar edhe të martën nga ora 8:00 deri në ora 12:00.
Kujtojmë që punëtorët e “Infrakos” kanë protestuar edhe në pranverën e këtij viti për shkak të vonesave të pagave të tyre./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel