LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë psikologët e papunë, kërkojnë anulimin e konkurseve të ‘fushatës’

Protestojnë psikologët e papunë, kërkojnë anulimin e konkurseve të ‘fushatës’

Disa psikologë të specializuar kanë protestuar sot para administratës së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, për shkak se pretendojnë se në Klinikën e Psikiatrisë janë pranuar dy persona që nuk i plotësojnë kushtet në pozitën e psikiatrit.

Sipas tyre, ky konkurs është bërë gjatë kohës së fushatës.

Visar Sadiku përqafues i protestuesve tha se, nuk do të lejojnë që në këtë konkurs të punësohen persona, të cilët nuk janë kompetentë për atë pozitë.

“Kanë kaluar shumë kohë në të cilat ne jemi premtuar në vazhdimësi që do të punësohemi, dhe tanimë ka ardhur fundi dhe ne nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë qe të punësohen persona, të cilët nuk janë kompetent për këto pozita”, tha Sadiku.

Psikologët protestues thanë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre ata do të vazhdojnë me protesta derisa ato të plotësohen, sepse sipas tyre vetëm ata që janë të specializuar në Psikologjinë Klinike e meritojnë të jenë në ato pozita.

“Kemi qendra të mjekësisë familjare, kemi SHSUK -në të cilat roli i psikologut gjithmonë shkon e venitet, e kjo si pasojë që SHSUK dhe bordi i saj nuk e shohin si të arsyeshme involvimin e psikologut në këto qendra. Ne do të mundohemi që ta ngrisim zërin tonë dhe t’i mbështesim pozitat tona”, tha Sadiku.

Për gjithë këto që kanë ndodhur, psikologët protestues kanë deklaruar se kanë bërë ankesa por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori