LAJMI I FUNDIT:

Protestohet para Rektoratit të UP-së

Protestohet para Rektoratit të UP-së

Parlamenti i Studentëve do të protestojë sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me ç’rast do të shprehë kërkesat për përmirësimin e kushteve për studentët dhe të kenë lirinë për t’i përfaqësuar interesat e përgjithshme të studentëve.

Parlamenti i Studentëve përmes një njoftimi për media thekson se dënojnë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve.


“Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema muaj më parë ka ftuar studentët e UP-së që ta pinë kafen e mëngjesit me të, duke i “zgjidhur” kështu problemet e studentëve.

Sipas njoftimit të UP-së, takimet e tilla me studentë të Universitet të Prishtinës do të janë të përmuajshme.

“Takimet e studentëve me rektorin, nga tani e tutje, do të jenë takime të përmuajshme, gjatë të cilave do të diskutohet për tema të ndryshme që prekin cilësinë e jetës studentore në UP”.

Gjithashtu takimet e thirrura nga rektori Dema organizohen me qëllim që menaxhmenti të jetë sa më i informuar me sfidat e studentëve në përditshmërinë e tyre gjatë studimeve në UP.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori