LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Ambasadës Amerikane në Bejrut (Video)

Protestë para Ambasadës Amerikane në Bejrut (Video)
Protesters try to remove barbed wires that block a road leading to the U.S. embassy during a demonstration in Aukar, east of Beirut, Lebanon, Sunday, Dec. 10, 2017. Scores of demonstrators, including Palestinians, pelted security outside the embassy with stones and burned an effigy of U.S. President Donald Trump in a protest to reject Washington's recognition of Jerusalem as capital of Israel. (AP Photo/Bilal Hussein)

Protestues të shumtë janë përplasur me forcat libaneze të sigurisë pranë Ambasadës amerikane në veri të kryeqytetit Bejrut, në atë që rezulton demonstrata e fundit kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujëhedhëset për të detyruar zmbrapsjen e protestuesve me flamuj në duar. Gjatë natës, edhe Liga Arabe dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas saj, SHBA nuk mund të konsiderohen më tashmë si ndërmjetëse të paqes në Lindjen e Mesme.


Protestuesit, që iu afruan shumë Ambasadës në zonën e Bejrutit verior, hodhën gurë dhe ndezën zjarre nëpër rrugë.

Forcat e sigurisë krijuan barrikada në rrugën kryesore që të çon drejt kompleksit të madh diplomatik.

Por kjo nuk ishte e vetmja demonstratë, pasi njerëz të shumtë protestuan edhe jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, disa prej të cilëve me parulla ku lexohej “Palestina është në zemrat tona”.

Një objekt në flakë është hedhur edhe në një sinagogë të Gotenburgut, në Suedi, orët e vona të së shtunës, në atë që policia suedeze tha se ishte një përpjekje e dështuar për zjarrvënie.

Udhëheqësi i komunitetit hebre, Allan Stutzinsky tha se ngjarjet e fundit po çojnë drejt “kërcënimeve më të mëdha”.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori