LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Prishtinë kundër dënimit të Grupit ‘Kumanova’ 

Protestë në Prishtinë kundër dënimit të Grupit ‘Kumanova’ 

Grupi i tifozëve “Plisat” në ora 14:00 do të mbajnë një protestë që kundërshton vendimin e autoriteteve maqedonase për dënimit e Grupit ‘Kumanova’.

Protesta mbahet sot në sheshin Zahir Pajaziti në orën 14:00 në Prishtinë, ndërsa kësaj proteste do t’i bashkëngjiten edhe Lëvizja Studentore (SKV).


“Vendimi i Gjykatës Themelore të Shkupit, me dënimin maksimal me gjithsej 746 vjet burg, përtej konventës së të drejtave të njeriut mbi ‘Grupin Kumanova’, është tërësisht vendim politik, i papranueshëm dhe për këtë urgjentisht duhet nisur hetim ndërkombëtarë për të trajtuar në mënyrën më të denjë këtë rast dhe për të zbardhur drejtësinë mbi ngjarjen e ndodhur në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë”, thuhet në komunikatë.

“Ky rast, sikurse edhe shumë procese të tjera rezultojnë të jenë të montuara nga autoritetet maqedonase të cilat shprehin shtypjen dhe terrorin ndaj të gjithë shqiptarëve në përgjithësi që jetojnë në shtetin e Maqedonisë. Autoritetet e Republikës së Kosovës nuk duhet ta injorojnë këtë rast dhe urgjentisht duhet nisur angazhimin serioz në vënien e drejtësisë së këtij grupi, kryesisht shtetas të Republikë së Kosovës. SKV sot do të mbështes marshin e organizuar nga grupi i tifozëve ‘Plisat’ dhe fton të gjithë studentët, qytetarët e Republikës të kundërshtojnë këtë padrejtësi të autoriteteve maqedonase ndaj këtij rasti, përmes marshit i cili organizohet sot në ora 14:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Studentore për Barazi Studim, Kritikë, Veprim. /Telegrafi/