LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Hong Kong kundër projekligjit kinez mbi sigurinë

Protesta në Hong Kong kundër projekligjit kinez mbi sigurinë

Mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Kinës në një sesion tre ditor u shoqërua nga protesta në Hong Kong.

Takimi shihet si një mundësi për miratimin e një projektligji mbi Hong Kongun që ka ngjallur debate dhe frikë në territorin gjysmë-autonom.


Një njoftim i mëparshëm në lidhje me takimin, bërë nga agjensia zyrtare e lajmeve “Xinhua” nuk përmendte legjislacionin mes temave të mundshme për diskutim, por kjo çështje mund të futet në rend të ditës së takimit.

Sipas projektligjit, qeveria qendrore do të krijonte një zyrë të sigurisë kombëtare në Hong Kong e cila do të mblidhte e analizonte informacione zbulimi dhe do të merrej me çështje penale që lidhen me sigurinë kombëtare.

Policia dhe gjykatat e Hong Kongut do ta ruanin juridiksionin mbi çështjet të ndryshme, por ligji do të bënte një përjashtim për autoritetet kineze që ta ushtronin juridiksion mbi “një numër të vogël çështjesh penale … në rrethana specifike” sipas agjencisë “Xinhua”.

Por në njoftim nuk u dhanë shumë detaje se cilat mund të jenë këto rrethana, gjë që ka rritur frikën se qeveria qendrore po shtrëngon kontrollin e saj ndaj Hong Kongut pas disa muajsh protestash antiqeveritare që u zhvilluan vitin e kaluar.

Sipas planeve, ligji i ri i sigurisë do të mbizotëronte nëse ligjet lokale të Hong Kongut do të binin në kundërshtim me të, njoftoi “Xinhua”.

Ai do të kërkonte nga qeveria e Hong Kongut që të krijonte një komision të Sigurisë Kombëtare të mbikëqyrur nga qeveria qendrore.

Pekini do të emëronte një këshilltar të sigurisë kombëtare për qytetin.

Projektligji ka ngritur shqetësime dhe është bërë objekt kritikash ndërkombëtare.

Të enjten shefi i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara Zeid Ra’ad al-Huseini dhe një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut, paralajmëruan atë që e quajtën një “tragjedi të mundshme humanitare” në lidhje me ligjin e sigurisë në Hong Kong. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori