LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër masave kufizuese, 14 persona arrestohen në Australi

Protesta kundër masave kufizuese, 14 persona arrestohen në Australi

Për të dytën javë me radhë, po zhvillohen protesta në qytetin australian të Melburnit kundër masave të paraqitura gjatë pandemisë së coronavirusit.

Gjatë protestës, 14 persona u arrestuan dhe u gjetën më shumë se 50 shkelje të dispozitave në lidhje me situatën epidemiologjike, raporton BBC.


Sipas një raporti të policisë, rreth njëqind njerëz protestuan në disa vende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht paralajmërimeve, ishte zhgënjyese të shihje individë që protestonin sot, duke vënë në rrezik të tjerët në Victoria,” tha policia.

Numri i infeksioneve të reja në shtetin australian të Victorias ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i gushtit kur kishte më shumë se 700 raste në ditë. Sot, janë raportuar 37 raste të reja të infeksionit dhe gjashtë vdekje.

Në Victoria, ku jetojnë një e katërta e të gjithë australianëve, ose rreth 25 milionë njerëz, ka rreth 75 për qind të të gjitha rasteve të coronavirusit në vend. Dhe kryeqyteti i Melburnit ka qenë nën bllokim për javë të tëra. Dhe do të zgjatet për dy javë të tjera. /Telegrafi/