LAJMI I FUNDIT:

Protesta e serbëve në veri, reagon KFOR-i: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX-in

Protesta e serbëve në veri, reagon KFOR-i: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX-in

Të hënën, grupe të qytetarëve serbë zhvilluan një protestë në Mitrovicën e Veriut si shprehje e pakënaqësisë ndaj vendimit të autoriteteve kosovare që ndalojnë përdorimin e dinarit serb për transaksione në ‘cash’.

Tek ura mbi Ibër ishin të pranishëm pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.


Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, KFOR e përshkroi protestën të qetë dhe në linjë me parimet demokratike të lirisë së shprehjes, duke nënvizuar po ashtu rolin e tyre në mbajtjen e rendit dhe stabilitetit në rajon.

“Ne operojmë nën parimin e reaguesit të tretë për çështjet e sigurisë, duke ndjekur pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX – me të cilët bashkërendojmë veprimet rregullisht”, thuhet në njoftim.

Protesta në veri, serbët kërkojnë të anulohet vendimi për dinarin
Lexo po ashtu Protesta në veri, serbët kërkojnë të anulohet vendimi për dinarin

KFOR-i shprehet se mbetet i përkushtuar në zbatimin e misionit të vet të caktuar, të cilin e përshkruajnë si të rëndësishëm.

“Ne jemi të fokusuar të sigurojmë një mjedis të sigurtë dhe të stabilizuar për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke ruajtur lirinë e lëvizjes si një parësoritet kyç”, thuhet në fund.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar./Telegrafi/