LAJMI I FUNDIT:

Protesta e qetë del jashtë kontrollit në Kinë – përleshje masive shkaku i kufizimeve të reja për COVID-19

Protesta e qetë del jashtë kontrollit në Kinë – përleshje masive shkaku i kufizimeve të reja për COVID-19

Videot e shpërndara në mediat sociale në Kinë duket se tregojnë protesta të reja kundër kufizimeve shkaku i rritjes së numrave të të infektuarve me COVID-19 dhe vdekjes së dhjetë personave në një apartament.

Demonstruesit u filmuan duke u përballur me zyrtarët, duke thyer një barrierë dhe bërtitur “fund bllokimit të coronavirusit”.


Pekini vazhdon të ndjekë një politikë zero COVID-19, pavarësisht numrit rekord të infeksioneve dhe zemërimit në rritje të publikut.

Autoritetet në qytetin e Urumqit kanë mohuar pretendimet se kufizimet ndaluan njerëzit që t’i shpëtonin zjarrit të së enjtes.

Kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang ka qenë nën kufizime që nga fillimi i muajit gusht.

BBC-së iu tha më herët nga një banor se njerëzit që jetonin në kompleksin e goditur nga zjarri u penguan kryesisht të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kjo është kundërshtuar nga media shtetërore kineze. Megjithatë, autoritetet e Urumqit kërkuan falje të pazakontë të premten vonë – duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën e tyre.

Pamjet e shpërndara të premten mbrëma treguan banorët, shumë prej tyre me maska në fytyrë, duke u mbledhur pas errësirës në rrugët e qytetit.

Një demonstrues bërtet përmes një megafoni dhe në një video tjetër, një turmë depërton nëpër një pengesë të kontrolluar nga punonjësit e qytetit të veshur me veshje mbrojtëse.

Transmetimet e drejtpërdrejta të monitoruara nga BBC të premten në mbrëmje u shfaqën gjithashtu për të treguar protestuesit të mbledhur në shkallët e një ndërtese të qeverisë së qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori