LAJMI I FUNDIT:

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës përmes fotografive

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës përmes fotografive
Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova

Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Anëtarë të PSD-së kanë tentuar të mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë, çka solli edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve.

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova

Por, në fund Policia e Kosovës ka lejuar ata që të ngjiten në hyrje të ndërtesës për të mbajtur fjalimet.

Protestuesit mbanin pankarta “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”.

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova

Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarë të kësaj partie dhe qytetarë.

PSD thekson se kanë protestuar që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet. /Telegrafi/

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova