Gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të plagosur është 13, ndër ta 10 efektivë policie.
Për njërin prej protestuesve, opozita aludoi që ishte plagosur me plumb nga policia, por nga ekzaminimet e kryera në Spitalin e Traumës, gjatë trajtimit që ai mori, rezultoi që në plagë të kishte cifla mbetjesh piroteknike.
Dhuna gjatë protestës, shkaktoi edhe plagosjen e tre prej pjesëmarrësve. Protestuesi I plagosur, Ened Bostani, mbas trajtimit në Spitalin Ushtarak pasi u plagos në këmbë nga mjetet piroteknike te hedhura nga protestuesit, aktualisht ndodhet në spitalin e fierit për trajtim të mëtejshëm.
Plagosja e tij u shoqërua menjëherë me komente se ishte bërë me armë zjarri nga policia. Por mjekët treguan se plaga e krijuar ishte nga kapsollat me fuqi të madhe, te cilat natën e së dielës u përdoren më së shumti para hyrjes së Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha tregoi në Facebook e tij fotot e protestuesve Ymer Çela dhe të birit të tij, Erjon Çela, të cilët kishin marrë dëmtime në kokë dhe fytyrë dhe ndodheshin ne spital. Berisha shkruante se dhunën ndaj tyre e ka bërë policia, por nga filmimet që policia ka siguruar, atë e bir, shihen të përplasen me protestues të tjerë të cilët i kanë goditur ata me mjete te forta në kokë, çka u ka shkaktuar edhe dëmtimet e marra.
Nga komunikimi që Top Channel, pati me drejtues të Spitalit të Traumës, u tha se asnjë protestues dhe efektiv policie nuk ndodhej gjatë ditës së sotme i shtruar në këtë spital.
Në protestë, u përdorën një sasi e konsiderueshme e lëndëve plasëse si kapsolla dhe shashka, të cilat lanë të plagosur edhe 10 efektivë policie.
Ata kanë marrë plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme.
Drejtoria e Policisë Tiranë, ditën e sotme bëri një deklaratë, në të cilën thuhet se 60 protestues po procedohen penalisht për dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. 42 prej tyre janë arrestuar.
Ndërkohë, në gjendje të lirë po procedohet edhe Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, për veprën penale të Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Protestuesit filluan të hidhnin mjete pirotkenike në drejtim të kryeministrisë gjatë fjalës së Bashës, për të kulmuar më pas përpara parlamentit, ku nuk mungoi as dhuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City