LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës, Berisha: Fillimi i një beteje për përmbysjen e sistemit monist

Protesta e opozitës, Berisha: Fillimi i një beteje për përmbysjen e sistemit monist

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se protesta e 12 nëntorit ishte fillimi i një beteje për përmbysjen “e një sistemi monist”.

Berisha nënvizoi se protestuesit i i dërguan kancelarive të Evropës dhe botës, mesazhin se në Shqipëri ka një popull që do të përmbysë këtë regjim.


“Përshëndetje të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra-mijëra, burra, gra, djem dhe vajza, nga Tirana, por edhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që ka njohur Tirana në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe, të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje, e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, gjersa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët evropiane,” tha Berisha.

“Qeveria nuk ka ligj dhe moral. Shqiptarët të mos varfërohen nga muaji në muaj, nuk duhet të ngelemi popull i gomoneve. Protesta e 12 nëntorit, ajo drodhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e pronës publike, bazohet në frikën, shantazhin.drogën dhe krimin. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët u dërguan shqiptarëve kudo që janë. U dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit dhe fitores”, tha Berisha.

“Protestuesit u dërguan kancelarive të Evropës dhe botës se krahas një narko-shteti që kemi këtu në Shqipëri, ekziston edhe një popull i tërë për të përmbysë këtë regjim”, shtoi ai. /Telegrafi/