Për të pestën herë me radhë po protestojnë punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli”. Me dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie po qëndrojnë për më shumë se katër orë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë. Ata po kërkojnë rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës (KEK). Punëtorët dy herë kanë hyrë brenda me ftesë për takim, por në asnjërin rast nuk janë pritur në takim nga ministrja Artane Rizvanolli.
Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica i cili është pritur në takim nga këshilltari Vullnet Gacaferri, tha se nuk shpresojnë në zgjidhje të problemit të tyre.
“Kërkova për mundësinë e vazhdimit të punës me gjet një mundësi, megjithatë në bazë të bisedimeve, ai do t’ia përcjell ministres të gjitha këto probleme që i kemi ne. Mirëpo, absolut po shihet që ky problem është shumë i madh jo vetëm i ministrisë, por edhe më i madh. Përmes kompanisë të KEK-ut dhe Kosova Thëngjillit, sipas tyre ‘nuk mund të ndërhyjmë shumë, sepse duhet të konsultohemi me zyrën ligjore dhe të bisedojmë për më tutje’”, ka njoftuar ai para protestuesve.
Sipas tij, mbi 160 punëtorë padrejtësisht kanë mbetur pa punë. Megjithatë, Restelica tha se nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.
“Derisa të kemi një takim tjetër zyrtar nuk mund të them që kemi një pozitivitet dhe fjalë pozitive që mund të kryhet diçka. Nuk kanë dhënë afat dhe kohë të caktuar”, ka shtuar ai.
Protestuesit janë të shprehur të indinjuar me qasjen e zyrtarëve të ministrisë, për çka kanë kërkuar takim me vet ministren Artane Rizvanolli.
“Ne qe sa vite jemi me protesta pa kurrfarë zgjidhje, po të na i bën zgjidhjen e problemit. Ne nuk po kërkojmë as më shumë, e as më pak. Por, po kërkojmë kafshatën e gojës, se si ministri na i kanë ndërprerë. Kush është nga nga KEK-u. Qeveria mund të bëjë zgjidhjen e menjëhershme të 160 punëtorëve. Ne jemi të varur nga kjo ministri, nëse është ministri e shtetit”, ka deklaruar Behxhet Fejza.
Me dhjetëra punëtorë, të cilët që nga mëngjesi kanë qëndruar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, po shprehen të indinjuar. Ata thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë, derisa të takohen me ministren Rizvanolli.
Dy punëtorë të kompanisë “Kosova Thëngjilli” u ftuan në takim sërish, por nuk u pritën në takim nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Inxhinieri i prodhimit, Petrit Muleta ka bërë thirrje që ministrja t’i pret në takim, në të kundërtën do të hyjnë me dhunë.
“Nuk janë të interesuar të na bëjnë zgjidhje, kështu që ne do të insistojmë sërish. Prej këtu nuk do të largohemi pa dal ministrja. ‘Nuk është kjo kompetencë e ministrisë’, shumë mirë i dimë kompetencat e kësaj ministrie. Imriu është mirë t’iu përcjell organeve të rendit që ne do të insistojmë me hy brenda direkt te ministrja. Jo, jo do të tentojmë të hyjmë me dhunë brenda”, u shpreh ai.
Pjesëtarë të policisë së Kosovës që nga fillimi i protestës kanë qëndruar para hyrjes së objektit të ministrisë.
Inxhinieri Ramadan Berisha tha se tash e dy muaj janë pa punë dhe se janë në gjendje jo të mirë sociale.
“160 punëtorë në këtë kohë me mbet ma punë, ka 40 vjet që kanë punuar, është njëjtë si me privuar prej jete. Në këtë gjendje ekonomike, gjendja sociale është sikur me privuar nga jeta. Për shembull, ne po bëhemi barrë e shoqërisë, po kalojmë prej një gjendje që kemi mundur të kontribuojmë për shtetin ne po kalojmë në një gjendje sociale që duhet të varemi prej shtetit”, është shprehur ai.
Protesta e punëtorëve të kompanisë “Kosova Thëngjilli” po mbahet për herë të pestë me kërkesën për rikthimin në punë. E njëjta është paraparë të mbahet deri në orën 16:00. /KP/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Ekskluzive: Birra Peja Zero e vetmja e llojit të saj e importuar nga dy marketet më të mëdha në Turqi, Migros dhe Carrefour

Pse Gjermania ka hyrë në recesion?

A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?

Disa benefite rreth Slim Fit që duhet t’i dinë entuziastët e fitnesit dhe atletët

Aty ku qetësia dhe rehatia marrin të njejtin emër – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është zgjedhja e duhur për banim

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit