Protesta e konkurrentes, ia merr kurorën Missit të shpallur (Foto/Video)

Të marrësh pjesë në një konkurs do të thotë që do të presësh dy rezultate, të fitosh apo humbasësh. Pavarësisht se njeriu do që gjithmonë të fitojë, duhet të përgatitet edhe për rezultatin negativ.
Por nuk ka ndodhur kështu me një konkurrente ‘Missi’ në qytetin Neiva të Kolumbisë. Yeimy Lizeth Silvestre Gamez u zemërua aq shumë që nuk fitoi në garën e bukurisë sa ia hoqi me forcë kurorën vajzës fituese, transmeton Shekulli.
Siç shihet edhe në video ajo e vendosi kurorën në kokë, bëri disa fotografi dhe ia ktheu sërish triumfueses së asaj nate. Më pas ajo u largua me vrull.
Ndërkohë, juria zgjodhi si fituese studenten 20-vjeçare të juridikut, Valentina Bonilla Neira, e cila u nderua me çmimin “Mbretëresha Kombëtare Bambuco”, sipas një rryme muzikore tradicionale kolumbiane.































































