LAJMI I FUNDIT:

Prostitutat në Serbi ofrojnë publikisht shërbime seksi (Foto)

Prostitutat në Serbi ofrojnë publikisht shërbime seksi (Foto)

Gjatë këtyre javëve, tema më interesante, e cila edhe u plasua në publik, ka të bëjë me prostitucionin rrugor në Krushevc të Serbisë.

Në këtë qytet prostitucioni rrugor është duku u zhvilluar në tre lokacione: te rrethi në Krushevc, lokacioni i dytë është te Stacioni i Trenave dhe lokacioni i tretë është në dalje të Krushevcit.


Vajzat e natës, shërbimet e tyre i kryejnë në dhoma të marra me qira, në shkurre dhe në vetura, ndërsa çmimi është nga 1,000 deri në 2,000 dinarë (8 deri në 15 euro), kurse ky çmim varet nga kërkesat e klientit. Prostitutat rrugore i takojnë klasës më të ulët shoqërore, shkruan rasinapress.net transmeton gazetametro.net.

Për veç këtyre vendeve, prostitucionin e zhvillojnë edhe në banesa dhe dhoma të marra vetëm për këtë qëllim. Ka edhe femra të cilat kohë pas kohe ofrojnë seks edhe në shtëpitë e klientëve. Nga një rast i tillë ka ndodhur një incident në mars të vitit 2012, ku prostituta me iniciale G. M. (16) brutalisht e ka mbytur pensionistin Milan Ramic.

Një numër i madh i vajzave nga Krushevci merren me prostitucion edhe në rrugën Beograd – Nish te “Ura e kaltër) dhe te Stacioni i trenave. Të gjitha këto dalin në Beograd për të studiuar, mirë po si pasoj e kushteve të rënda familjare dhe narkomanisë, ato përfundojnë në rrugë.

Sipas ligjeve në fuqi, prostitucioni është shkelje e ligjit për rregull dhe qetësi publike. Sanksioni i kësaj është dënim me para ose dënim me burgim 1 mujor.

Identiteti i këtyre femra është i njohur por policinë, por nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme për t’i gjykuar. Ato punojnë në “territoret e tyre”, sepse territori është rreptësisht i ndarë. Në mes tyre mbizotëron rivaliteti dhe konfliktet. Bëhet fjalë për vajzat të cilat disa herë janë arrestuar për sjellje të dhunshme.

Lajmet shokuese që herë pas herë e tronditin Krushevcin, nuk janë më as tronditëse për këtë vend të vogël, por një deklaratë e hidhur e organeve për mbajtjet e qetësisë thonë: “që personat i kemi të njohura qe sa kohë”, atëherë të gjithë pyesim se përse për këta persona nuk është ndërmarr asnjë vendim.

Është paraqitur të punojë si promotor, ndërsa ka përfunduar si prostitutë në Kosovë

Premtimet që ua japin at që i “punësojnë” zakonisht përfundojnë tragjikisht. Një ngjarje të njëjtë na i ka treguar një vajzë nga Krushevci, të cilës në gusht të vitit 2011 i është ofruar punë si promotorë në një klub, ndërsa kur ka arritur te vendi i punës e ka pa qe i është dashur të punoj si striptiste dhe prostitutë, edhe në Kosovë.

Fillimisht i rrahin, i lidhin, ua marrin të gjitha dokumentet, i incizojnë duke i dhunuar dhe me po këtë incizim i kërcënojnë se videot do t’ua tregojnë familjes.

Lokacioni i këtyre klubeve gjendet në mes të Prishtinës dhe Mitrovicës, ndërsa pronarët e këtyre vendeve i paguajnë policinë me qëllim që t’i lënë të punojnë.

Shumë femra dalin në sezonin e verës të punon në Mal të Zi dhe Kroaci si promotorë, ndërsa përfundojnë si prostituta.
Vikend prostitucioni është bërë i njohur viteve t fundit, kështu që femrat dalin gjatë vikendit në Novi Pazar ku punojnë nëpër kafeteri, vendet e ndryshme për masazhe etj.

Para disa viteve ka qenë e përfolur një temë që në një klub të quajtur ‘Bolivia’ në Novi Pazar kanë qenë të përfshirë edhe një grup vehabistave, të cilët pas incidentit nëpër Kosovë kanë ikur për në Turqi.

Kohëve të fundit autoritetet ligjvënëse kanë marr hapa për ndryshimin e këtyre gjërave, por shihet se janë të pamjaftueshme.

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori