LAJMI I FUNDIT:

Prostituta shqiptare e shantazhon klientin duke ia kërkuar 100 mijë euro

Prostituta shqiptare e shantazhon klientin duke ia kërkuar 100 mijë euro

Një qytetar i Tirolit jugor, në Itali, për pak e pësoi rëndë nga vizitat që i kishte bërë gjatë tetorit të kaluar një prostitute shqiptare në Bozen.

Ajo kishte provuar t`i bënte shantazh, duke i kërkuar 100 mijë euro si kusht për mos denoncimin e lidhjeve të tij me të, shkruan stol.it. Kjo për faktin se, siç shprehej ajo, ishte ende e mitur, nuk i kishte mbushur 18 vjet dhe në këtë mënyrë kontakti me të ishte i dënueshëm.


Por, personi në fjalë ndërkohë ka inkuadruar policinë dhe shqiptarja 21-vjeçare (A.B.) tashmë është arrestuar. I dëmtuari, i mbuluar nga Policia, ka shkuar te ajo me një pliko me para të rreme për t`ia dorëzuar në vendin ku janë marrë vesh, transmeton albinfo.ch.

Në afërsi të saj ndodhej edhe partneri i saj, një shtetas shqiptar (K.J.) i moshës 27 vjeçare, pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Edhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal pasi që nuk përjashtohet të ketë qenë në bashkëveprim me A.B.

Ndaj saj po zhvillohen hetime për të parë nëse ajo kishte shantazhuar kështu edhe klientë të tjerë të saj. Gjyqtari hetues e ka liruar shqiptaren e re dhe ajo do të paraqitet para gjyqit në muajin maj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori