LAJMI I FUNDIT:

Prorusja Le Pen: Nëse bëhem presidente, Franca do të largohet nga komanda e integruar e NATO-s

Prorusja Le Pen: Nëse bëhem presidente, Franca do të largohet nga komanda e integruar e NATO-s

Liderja e së djathtës franceze, Marine Le Pen, premtoi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale, do të tërheqë forcat e armatosura nga komanda e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Le Pen theksoi se ajo nuk do t’i transferonte trupat franceze në komandën e kombinuar të Aleancës dhe as nuk do të ishte në dispozicion të komandës së ardhshme evropiane, raporton france24.


Sipas saj, Franca nuk do t’i nënshtrohet protektoratit amerikan. Ajo shtoi se mbështet idenë e afrimit me Rusinë.

“Kur të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të vendoset paqja, unë do të avokojë për afrimin strategjik midis NATO-s dhe Rusisë. Kjo është në interes të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se nuk dëshiron që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se do të respektojë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, raportoi reuters.

Gjashtë përfundime nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Francës
Lexo po ashtu Gjashtë përfundime nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Francës

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë u mbajt më 10 prill. Presidenti aktual, Emmanuel Macron fitoi 27,84 për qind të votave dhe Le Pen 23,15 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori