LAJMI I FUNDIT:

BE propozon sanksione të reja kundër Rusisë, ndalohet importi i qymyrit

BE propozon sanksione të reja kundër Rusisë, ndalohet importi i qymyrit

BE propozon sanksione të reja kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importimit të qymyrit rus që kap vlerën e 4 miliardë eurove në vit.

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, që nënkupton edhe ndalimin e importit vjetor të qymyrit rus që kap vlerën e 4 miliardë eurove, transmeton Telegrafi.


Edhe kancelari austriak do të udhëtojë për në Ukrainë – do të takohet me Zelenskyn
Lexo po ashtu Edhe kancelari austriak do të udhëtojë për në Ukrainë – do të takohet me Zelenskyn

Madje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se BE-ja duhet të rrit presionin mbi presidentin rus Vladimir Putin, pasi ajo i ka cilësuar si krime të rënda ato çfarë ka bërë ushtria ruse përreth Kievit.

Megjithatë Von der Leyen nuk e ka përmendur fare gazin. Sasia e gazit rus që importohet në vendet e BE-së është 40 për qind, derisa e naftës sillet rreth 25. /Telegrafi/