LAJMI I FUNDIT:

Propozohet transferim më i madh i parave në baza ditore në Maqedoni

Propozohet transferim më i madh i parave në baza ditore në Maqedoni

Me nismë të qytetarëve, BDI-ja dorëzoi propozim në Qeveri për të rritur kufirin e parave në dorë që mund të transferohen nga një llogari në llogari tjetër transaksioni, konfirmojnë nga kjo parti për Alsat.

BDI kërkon nga Qeveria që nga 5000 euro, shuma të rritet në 10.000 euro në ditë, pa u njoftuar Njësia e inteligjencës financiare. Bëhet fjalë për institucion që kontrollon transferimet më të larta të parave për shkak të sigurisë, anti-terrorizmit apo pastrimit të parave.

Megjithatë, BDI nuk u përgjigjën përse e kërkojnë këtë masë. Konfirmim se diçka e këtillë ka arritur në Qeveri morëm edhe nga këshilltari ekonomik.

Nga Njësia e inteligjencës financiare për Alsat thonë se të gjitha propozimet janë duke u shqyrtuar.

Reagime në opinion shkaktoi edhe vendimi në fund të vitit të kaluar kur deputetët vendosën që kufiri për pagesë në dorë prej në 500 euro të rritet në 3000 euro. Edhe ky kufizim ishte pjesë e Ligjit për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori