LAJMI I FUNDIT:

Propozohet përjashtimi i Rusisë nga G20-ta

Propozohet përjashtimi i Rusisë nga G20-ta

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimor po shqyrtojnë mundësinë për të përjashtuar Rusinë nga G20-ta.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Polonia u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësojnë Rusinë, kur ata morën një “përgjigje pozitive”.


G20-ta si një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Një shtytje e tillë do t’i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite. Si rezultat, disa analistë parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7-së mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit.

Xhakarta ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje. Kur u pyet për këtë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se “ne besojmë se nuk mund të jetë një biznes si zakonisht për Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar”.

Rusia gjithashtu ka qenë pjesë e G7 – e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000 – për të akomoduar Moskën në kohë më miqësore, por ishte përjashtuar pasi aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në vitin 2014. /Telegrafi/