LAJMI I FUNDIT:

“Propozim marrëveshja së pari do të arrijë në Shkup”

“Propozim marrëveshja së pari do të arrijë në Shkup”

Draft marrëveshja është përgatitur dhe nga ana e MPJ-së greke fillimisht do t’i dorëzohet Maqedonisë, dhe më pas shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias do të udhëtoj në Shkup.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias duke folur mëngjesin e sotëm për radion shtetërore greke zbuloi se propozimi grek është rumbullaksuar dhe sipas tij ai në Shkup do të arrij në muajin mars.


Kotzias edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e Greqisë se për marrëveshja është e nevojshme ndryshim i emrit kushtetues, sepse “Greqia insiston në atë se marrëveshja duhet të jetë e qëndrueshme dhe t’i zgjidh problemet e jo të krijoj të reja”./Telegrafi/