LAJMI I FUNDIT:

Propaganda e ISIS-it tregon se si duhet të mbulohen femrat (Foto)

Propaganda e ISIS-it tregon se si duhet të mbulohen femrat (Foto)

Në ueb-faqen Hilafeti, ku në gjuhën shqipe postohen materiale propaganduese të ISIS-it, tash tregohen “rregullat” se si duhet të mbulohet femra, transmeton Telegrafi.

Në postimin me titullin “El-Himmah – Grafik: Kushtet për një hixhab të duhur” dhe foton e bashkëngjitur, për këtë veshje thuhet:


“Të jetë i rëndë (i trashë) dhe jo i tejdukshëm

Të jetë i lirshëm (jo i ngushtë, i gjerë)

Ta mbulojë tërë trupin

Të mos jetë veshje që zbulon personin nën të

Mos t’i përngjaj veshjeve të mosbesimtarëve dhe meshkujve

Të mos jetë veshje që tërheq vëmendjen

Të mos jetë i parfymosur (parfum apo temjan)” (sic.). /Telegrafi/

hijab3