LAJMI I FUNDIT:

Pronarja theu këmbën dhe ecte nëpër shtëpi me paterica, qeni i saj vendosi ta imitojë

Pronarja theu këmbën dhe ecte nëpër shtëpi me paterica, qeni i saj vendosi ta imitojë

Pronarja e një qeni pati një aksident dhe theu këmbën e saj. Kur kafsha e saj e pa atë duke ecur nëpër shtëpi me paterica, ai bëri diçka të adhurueshme.

Steph postoi një video në TikTok në të cilën shihet Polo duke ndjekur pronaren dhe duke e imituar atë. Ngriti njërën putra në ajër dhe bëri sikur çalonte.


“Babai im ishte i pari që vuri re se Polo çalonte. Ne kontrolluam putrën e tij dhe gjithçka dukej mirë”, tha ajo për The Dodo.

Duket se Polo ka vendosur të ndalojë së përdoruri këmbën e majtë derisa pronarja e tij të shërohet – gjë që ajo e mori si shenjë solidariteti dhe simpatie për gjendjen e saj aktuale.

“Ai çalë vetëm kur më ndjek”, shpjegoi ajo. “Në këtë mënyrë më tregon se më do aq fort sa edhe unë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

@stephmnr #perrostiktokers #parati #perritos #funnyvideo ♬ Funny Song – Cavendish Music