LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet me 10 mijë euro pronari i pankartës që portretizoi presidentin Macron si Hitlerin

Gjobitet me 10 mijë euro pronari i pankartës që portretizoi presidentin Macron si Hitlerin

Një gjykatë franceze gjobiti të premten një pronar të pankartës me 10 mijë euro, pasi ky i fundit përshkroi presidentin francez Emmanuel Macron si Adolf Hitleri në një poster për të protestuar kundër masave të COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Michel-Ange Flori deklaroi në Twitter pas vendimit të gjykatës në Toulon të Francës jugore, se do ta apelojë dënimin.


“Nuk mund ta besoj”, shkroi ai. “E drejta për të bërë karikatura u varros sot në Toulon”, ka potencuar Flori.

Macron paditi Florin në fund të muajit korrik, pasi posterat që e përshkruanin atë si udhëheqës nazist ishin montuar në dy pankarta me përmasa katër metra me tre.

Posterat portretizojnë Macron të veshur me një uniformë naziste, me mustaqe të vogla. Një mesazh thotë: “Binduni, vaksinohuni”. /Telegrafi/