LAJMI I FUNDIT:

Pronari i “Durmo Tours”: Shoferi na ka thënë se e ka humbur kontrollin mbi veten, me siguri për shkaqe shëndetësore (Video)

Pronari i “Durmo Tours”: Shoferi na ka thënë se e ka humbur kontrollin mbi veten, me siguri për shkaqe shëndetësore (Video)

Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Beluli, në një deklaratë për TV24, tha se autobusi që u aksidentua para dy ditëve ka qenë teknikisht në rregull.

Ai thotë se të punësuarit në kompani janë dëgjuar me shoferin dhe se ai për ta e ka zbuluar arsyen e aksidentit, gjegjësisht ka thënë se vetë e ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të autobusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personi përgjegjës në ‘Durmo Tours’ ka pasur kontakt me shoferin pas aksidentit. Ai ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm dhe e ka humbur kontrollin gjatë drejtimit. I pyetur nëse e ka humbur kontrollin mbi veten ose mbi autobusin, ai ka thënë se nuk ka mundur ta kontrollojë veten. Me siguri për shkaqe shëndetësore. Autobusi ka lëvizur rreth 200 metra dhe nuk ka as gjurmë të frenimit as të reagimit të shoferit”, tha Beluli.

Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Ai tha se ndjen përgjegjësi morale dhe ju shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

“Ata ishin pjesëtarë të familjes sonë, me vite kanë udhëtuar me ne. Në Gostivar njihemi me të gjithë. Ndjejmë keqardhje, jemi të tronditur dhe në shok”, shtoi Beluli.

Ndryshe, dje Prokuroria njoftoi se tek shoferi nuk janë gjetur gjurmë të alkoolit, ilaçeve ose substancave psikotrope, ndërsa shtuan se do të hetojnë nëse ai ka qenë duke e përdorur celularin.

Nga aksidenti i së mërkurës, jetën e humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori