LAJMI I FUNDIT:

Promovohet projekti për sistem menaxhimin me mbeturina

Promovohet projekti për sistem menaxhimin me mbeturina

Projekti “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit vetëqëndrues të integruar dhe të qëndrueshëm financiar për menaxhimin e mbeturinave në lindje dhe verilindje”, sot u promovua në Info qendrën e BE-së d transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me projektin, sipas organizatorëve, do të përgatiten studimet dhe dokumentacioni i nevojshëm , në pajtueshmëri me kërkesat e BE-së dhe legjislacionit kombëtar me qëllim që të aplikohet për financi nga IPA e BE-Së dhe të ndërtohet infrastruktura e nevojshme.


Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Stevço Temellkovski, informoi se për rajonin planor Lindor dhe Verilindor tanimë janë realizuar tri projekte të programit IPA.

Projekti është i financuar nga BE-ja dhe implementohet konsorciumi i EPTISA dhe EPEM dhe koordinator është Ministria e Mjedisit. /Telegrafi/