LAJMI I FUNDIT:

Promovohen 125 ushtarët e rinj të Ushtrisë së Maqedonisë

Promovohen 125 ushtarët e rinj të Ushtrisë së Maqedonisë

Sot në kazermën “Ilinden” në Shkup janë promovuar 125 ushtarë të rinj të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila ju uroi mirëseardhje ushtarëve të rinj dhe tha se pa profesionalizmin dhe përgjegjësinë e ushtarëve nuk mund ët flasin për siguri dhe sovranitet, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Së bashku me kolegët tuaj më të vjetër dhe më me përvojë, do të jeni shtylla e shtetësisë dhe sovranitetit të atdheut tonë. Ju jeni ata që fjalët patriotizëm, guxim, viktimizim nuk do të jenë vetëm fjalë, por edhe mënyrë e jetesës. Pa profesionalizmin tuaj nuk mund të flasim për pavarësi, siguri, përparim ekonomik dhe prosperitet për Maqedoninë. Prej juve nisin këto vlera”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Ajo shtoi se buxheti i URM-së për këtë vit është rritur për 15 për qind dhe do të vazhdojë të rritet edhe vitet e ardhshme.

Ushtarët e ditës së sotme janë gjenerata e dytë, ndërsa këto ditë pritet të shpallet edhe konkursi i tretë për pranimin e ushtarëve të tjerë./Telegrafi/

Alivanosen ushtarët e rinj të ARM-së (Video)
Lexo po ashtu Alivanosen ushtarët e rinj të ARM-së (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori