LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit të Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit të Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka propozuar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy të tjerëve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.


Preteni tha se prokurorja e rastit ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre persona që gjenden në paraburgim.

“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre persona që gjenden në paraburgim”, ka thënë për Telegrafin, Preteni.

Ndryshe, më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Lushtakut dhe dy familjarëve të tij.

Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti iu skadon masa e paraburgimit, prokurorja pritet të vendos për hapat e mëtejmë
Lexo po ashtu Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti iu skadon masa e paraburgimit, prokurorja pritet të vendos për hapat e mëtejmë

Të njëjtit dyshohen për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë e për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik në Skenderaj, ku dy policë u plagosën pas një përleshjeje me disa persona, ku të përfshirë dyshohet se janë Lushtaku dhe familjarët e tij.

Sipas, prokurores së rastit, Fetije Bajrami, e gjithë ngjarja ka nisur pasi që djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy zyrtarë policorë ia kishin shqiptuar një gjobë për shkelje trafiku. Ai pastaj e kishte thirrur babanë, e i cili kishte shkuar me dy vëllezërit e tij dhe kishin sulmuar dy zyrtarët policorë, Enver Berishën dhe Mërgim Gecin, pas një përleshjeje verbale që kishin pasur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori