LAJMI I FUNDIT:

Apeli vërteton vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Apeli vërteton vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Mitrovicë- Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurve Faton, Nuredin dhe Arif Lushtaku.

Vendimi për vërtetimin e aktvendimit të shkallës së parë në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit ndaj të tre të pandehurve si më lartë, është marrë nga Gjykata e Apelit më 20 korrik 2022.


Një masë e tillë iu është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtët kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, kurse Faton dhe Arif Lushtaku për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, në bashkim real me veprën penale të mëparshme.

Në vendimin e siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se kundër këtij aktvendimi në afat ligjor ka paraqitur ankesë mbrojtësi i të pandehurit Faton Lushtaku, avokati Agron Hoti për shkak të shkeljeve qenësore të dispozitave të nenit 187 të KPP-së dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Avokati Hoti në ankesën e paraqitur ka propozuar që të ndryshohet aktvendimi dhe i pandehuri të mbrohet në liri, apo t’i caktohet ndonjë masë tjetër alternative.

I njëjti thekson se arsyet për caktimin e paraburgimit nuk ekzistojnë, pasi sipas tij, do të duhej të ekzistonin prova që vërtetojnë bazën e artikulueshme se i pandehuri i ka kryer veprat penale.

Ai kishte shtuar se policia ka marrë të gjitha provat dhe deklaratat e dëshmitarëve, andaj rreziku për fshehjen e provave apo ndikimit në dëshmitarë nuk ekziston, pasi i pandehuri ka premtuar se do t’i përgjigjet thirrjeve, si dhe nuk ekziston as rreziku i ndikimit në fshehjen, apo falsifikimin e provave.

Në pretendimet e mbrojtësit Hoti thuhet se zyrtari policor ka vepruar duke provokuar situatën dhe nxjerrë atë prej kontrollit, duke rrezikuar edhe jetën e të pranishmëve.

“Nuk ekziston as rreziku i përsëritjes sepse nuk ka asnjë provë që do ta inkriminonte të pandehurin. Prandaj, duke marrë parasysh edhe rrethanat personale të pandehurit si ato familjare, propozon si më lartë”, thuhet në vendimin e apelit në lidhje me pretendimet ankimore.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të pandehurit Nuredin Lushtaku, avokati Artan Qerkini ka paraqitur ankesë kundër aktvendimit, duke propozuar që të aprovohet ankesa dhe ndaj të pandehurit të ndërpritet masa e paraburgimit.

Avokati Qerkini kundërshton ekzistimin e dyshimit të bazuar, e sidomos të veprës penale të armëmbajtjes pasi gjatë kontrollit personal, dhe atij të shtëpisë së të pandehurit nuk është gjetur kurrfarë arme.

“Mbrojtja, elaboron pretendimet e saj se nuk ka prova se polici Mërgim Geci të jetë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë të vëllezërve Lushtaku, dhe asnjëri prej dëshmitarëve të dëgjuar (policëve prezent) nuk kanë deklaruar se personat që kanë qenë në veturë të kenë parë ngjarjen, apo të kenë qenë të involvuar”, thuhet në vendimin e apelit në lidhje me pretendimet ankimore.

Avokati Qerkini tutje pretendon se i pandehuri Nuredin, është lëshuar pas intervistimit dhe pasi që është ftuar sërish në një orë tjetër për shkak të presionit mediatik dhe politik, është urdhëruar ndalimi i të njëjtit.

Sipas ankesës, fare nuk ekziston ndikimi në dëshmitarë, pasi që po ta bënte një gjë të tillë do ta bënte gjatë 24 orëve pas incidentit të ndodhur, se dëshmitarët e caktuar janë dëgjuar në përputhje me dispozitat ligjore, për çka nuk mund të ekzistojë ndikimi tek të njëjtit.

Po ashtu, avokati Qerkini pretendon se pikërisht nga funksioni që zyrtarët policorë ushtrojnë, nuk mund të ndikohen lehtë, sepse janë shumë më rezistent ndaj ndikimeve.

Tutje, në vendim thuhet se në afatin ligjor ankesë kundër aktvendimit ka paraqitur edhe mbrojtësi i të pandehurit Arif Lushtaku, avokati Haxhi Millaku për shkak të shkeljeve qenësore të dispozitave të nenit 187 të KPP-së dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori