LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në heshtje tërhiqet nga aktakuza ndaj kreut të AKPM-së

Prokuroria në heshtje tërhiqet nga aktakuza ndaj kreut të AKPM-së

Kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM), Jeton Shala, i ka shpëtuar ballafaqimit me gjykatën në të cilën parashihej të paraqitej si i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vetëm disa javë pasi u bë publike në opinion ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore e Prishtinës është tërhequr prej saj.


Prokurori i rastit, Feti Tunuzliu, i kontaktuar nga “Koha Ditore”, nuk ka treguar arsyet pse e ka tërhequr aktakuzën, por vetëm është thënë se i akuzuari ka ofruar “dokumente shtesë”, përmes së cilave ka vlerësuar se akuza më nuk qëndron.