LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Lumezi nuk mund të “kapet” nga askush

Prokuroria: Lumezi nuk mund të “kapet” nga askush

Prokuria e Shtetit ka reaguar ndaj deklarimeve të Levizjes Vetvendosje, duke thënë se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi nuk është njeri që mund të influencohet apo “kapet” nga askush.

Prokuroria, duke arsyetuar fotografinë ku Lumezi shihej me deputetin e PDK-së, Elmi Reçica dhe kryeinspektorin e punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se një përshëndetje e çastit që secili qytetar i vendit mund ta bëjë me kryeprokurorin, nuk duhet konsideruar si kapje e kryeprokurorit.


Ja reagimi i plotë i Prokurorisë:

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një komunikatë dhe foto, në të cilën shihen kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deputetiPDK-së Elmi Reçica dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi. Në këtë komunikatë thuhet: “se nuk mund të ketë kështu luftim të krimit e korrupsionit, por vetëm zgjerim të rrethit të bashkëpunëtorëve në krim e korrupsion”.

Pas publikimit të kësaj komunikate në disa portale, për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se kryeprokurori i Shtetit ka të përcaktuara qartë objektivat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe për këtë periudhë të shkurtër kohore që kryeprokurori Lumezi është në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ky institucion ka shënuar suksese evidente, të cilat vlerësohen lartë nga të gjithë si suk seset më të mira të shënuara nga prokuroria që nga paslufta.

Fotoja e postuar konsiderojmë se më tepër ka për qëllim shantazhimin dhe dezinformiminsesa që pasqyron një realitet sipas perceptimit të atyre që e kanë postuar.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin e gjerë publik se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi nuk është njeri që mund të influencohet apo “kapet” nga askush. Pavarësisht, statusit apo pozitës që mund ta gëzoj dikush kjo nuk e amenston nga përgjegjësia askënd nëse kemi të bëjmë me njerëz që bien ndesh me ligjin.

Po ashtu një përshëndetje e çastit që secili qytetar i vendit mund ta bëjë me kryeprokurorin e Shtetit, siç ka ndodhur sot në kohën kur është bërë edhe kjo foto e publikuar, nuk duhet konsideruar si kapje e kryeprokurorit.

Sigurojmë opinionin e gjerë publik se shkrimet e tilla nuk do të mund ta zbehin vendosmërinë dhe përkushtimin e kryeprokurorit Lumezi për të kontribuar n ë forcimin e sundimit të ligjit, duke dhënë rezultate në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe në zbulimin dhe hetimin e të gjitha veprave penale.

Për informimin e drejtë të opinionit publik i lusim të gjitha portalet që e kanë publikuar artikullin e lartcekur, që ta publikojnë këtë sqarim.

Komunikata e Vetëvendosjes:

Kryeprokurori i kapur

Në këtë fotografi shihen bashkë Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, deputeti i ShIK-ut, Elmi Reçica, dhe kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës, Basri Ibrahimi. Nuk mund të ketë kështu luftim të krimit e korrupsionit, por vetëm zgjerim të rrethit të bashkëpunëtorëve në krim e korrupsion. Të tre këta nuk kanë problem me marrje të vizave Schenghen, por për shkak të kësaj sorte njerëzish Kosovës i mohohet liberalizimi i vizave.

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë këtë foto!

prokurori vv