LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për Ikballe Hudutin

Prokuroria kërkon paraburgim për Ikballe Hudutin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë që Ikballe Berisha-Hudutit, t’i caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Kosovës.


Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani
Lexo po ashtu Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit naj  I.H, për veprën penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’ nga neni 134 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndryshe, të martën në orët e vona policia ka bastisur shtëpinë e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimanit.

Ndaj deklaratës së saj dhe arrestimit, reagoi edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila u distancua nga ky rast.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Ikballe Berisha- Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”, thuhej në reagimin e BIK-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori