LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës Ikballe Berisha – Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se arrestimin e Berisha-Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.


Ikballe Berisha – Huduti përmes shkrimeve në rrjete sociale kishte kritikuar liderët që përkrahën sulmin e SHBA-së.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, konfirmoi Hoxha për Telegrafin.

Arrestimi i Ikballe Hoxha-Hudutit është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135. Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedurë”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, madje disa nga postimet e bëra ajo kishte vendosur t’i largoj pas reagimeve të shumta në medie.

Ajo kishte shpërndarë edhe një artikull të BBC-së, ku shkruhej se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian pritet të ndodhë.

“Hakmarrja pritet. Një zinxhir veprimesh dhe hakmarrjeje mund të sjellë afrimin e të dy vendeve në një konfrontim të drejtpërdrejtë. E ardhmja e Uashingtonit në Irak mund të vihet në dyshim. Dhe strategjia e Presidentit Trump për rajonin – nëse ka një – do të testohet si kurrë më parë. Philip Gordon, i cili ishte koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik në administratën e Obamës, e përshkroi vrasjen si pak më shumë se një ‘deklaratë lufte’ nga amerikanët kundër Iranit”, shkruante Berisha-Huduti, duke cituar BBC-në.

Huduti-Berisha është themeluese e një fondacioni fetar/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori