LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ka siguruar video pamje nga vrasja e dyfishtë në Shkup

Prokuroria ka siguruar video pamje nga vrasja e dyfishtë në Shkup
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Nga Prokuroria kanë dhënë indormacione gjatë ditës së sotme për vrasjen e dyfishtë në afërsi të Kalasë së Shkupit, Nga Prokuroria thonë se janë siguruar video incizime nga objekti ku janë vrarë dy shkupjanët, por edhe nga objektet për rreth dhe kamerat e qytetit.

“Me urdhër të prokurorit ndaj trupave të të ndjerëve do të bëhet autopsi. Të gjitha gjurmët dhe provat materiale të siguruara dhe të mbledhura nga vendngjarja në objektin hotelierik ku ndodhi ngjarja janë dorëzuar për ekspertizë. Janë siguruar pamje nga video survejimi i vetë objektit, i ambienteve përreth, si dhe i sistemit “Qytet i sigurt”, të cilat do të kontrollohen në detaje. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për intervistim me të lënduarin dhe me disa persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në objekt gjatë ngjarjes, si dhe me persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.


Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar
Lexo po ashtu Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar

Nga Prokuroria shtojnë se po kryhen kontrolle edhe në vendin ku u gjet vetura e djegur, që dyshohet se është përdorur nga vrasësit.

“Gjatë natës është siguruar një tjetër lokacion në rrugën për në Orizare të Epërme, ku është gjetur një automjet tip Audi i djegur. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, sot ekipet inspektuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke bërë kontroll dhe ekzaminim të detajuar të atij lokacioni dhe ekspertizës do t’i nënshtrohen edhe të gjitha gjurmët dhe provat e mbledhura”, thonë nga Prokuroria.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori