Prokuroria Themelore në Prishtinë më 16 qershor të vitit që lamë pas ka qenë e njoftuar zyrtarisht për rritjen e madhe të ndërtimeve të jashtëligjshme në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, e ku për një viti kostoja e shpronësimit është ngritur nga 5.5 në 15.5 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Janë bërë më shumë se 13 muaj prej kur Zyra Ligjore e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kishte kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që ta hetojë procesin e ndërtimin të shtëpive ilegale në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, pasi që territori i fshatit në fjalë me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte shpallur zonë me interes nacional, ku dhe ndalohej ndërtimi dhe mbindërtimi në atë zonë.
Por, pavarësisht kësaj, banorë nga ky fshat, por edhe nga pjesë tjera të Kosovës, me qëllime përfitimi kanë ndërtuar objekte të shumta, e ku brenda periudhës njëvjeçare kostoja e shpronësimit është rritur nga 5.5 në 15.5 sa llogaritet të jetë tash.
Në shkresën e siguruar nga gazeta “Zëri”, të cilën Zyra Ligjore e KEK-ut e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, thuhet se me projekt-elaboratin e divizionit të prodhimit të qymyrit në vitin 2014 për shpronësimin e 52 hektarëve nga kjo zonë, konkretisht rreth fshatit Shipitullë, janë evidentuar vetëm 29 shtëpi, ndërsa pas kësaj periudhe numri i shtëpive dhe objekteve ka kaluar shifrën prej 200, ku të gjitha janë ndërtuar me të vetmin qëllim – përfitimin material. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe