LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria gjen pajisjen e sofistikuar të përgjimit në Polici

Prokuroria gjen pajisjen e sofistikuar të përgjimit në Polici

Pasi Prokuroria nisi hetimet për pajisjen sekrete të sofistikuar për përgjime që ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një pajisje e tillë.

Dy oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë shkuan në zyrat e policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj aparature të sofistikuar. Dy oficerët u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke e njohur me urdhrin për sekuestrimin e pajisjes përgjuese, shkruan gazeta ‘Mapo’.

Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako pranoi se ekziston një pajisje e tillë, por nuk është nën administrimin e Policisë Shqiptare, por nga kolegët italianë të Interfoza. Pajisja shërben për trajnimin e policisë shqiptare, u shpreh kryepolici Çako.

Dy oficerët e Policisë Gjyqësore mbajtën në procesbverbal ato çka tha Drejtori i Përgjithshëm dhe më pas u larguan. Tashmë Prokuroria pritet të dërgojë shkresë zyrtare tek italianët e Interfoza për të mësuar më shumë rreth kësaj pajisje.

Hetimi nisi pas alarmit të ngritur nga SHISH se në zyrat e Drejtorisë së Policisë ndodhej një pajisje tepër e sofistikuar përgjimi, që ishte e paautorizuar dhe përdorej nga policia e dyshohet se janë kryer përgjime ilegale.

Kjo shqetësoi Prokurorinë dhe për këtë arsye organi i akuzës regjistroi hetimin ‘shpërdorim detyre’ pa autor. Dy ditë më parë, edhe Presidenti Bujar Nishani tha se autoritetet duhet të hetojnë këtë rast për të vërtetuar nëse është i vërtetë sipas pretendimeve të SHISH.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori