Prokuroria e Shtetit në një njoftim për media bën se ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore të Kosovës, janë ngritur 69 aktakuza për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, në të gjitha prokuroritë themelore, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 15 persona për 48 orë, për vepra të ndryshme penale.
“Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme. Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit, janë bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në rajonin e Prizrenit. Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës. Në këtë rast janë sekuestruar: Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, një (1) karikator, një (1) fishek i të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.
Gjithashtu sipas njoftimit, më 16 maj afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave.
“Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me ‘lëndim të lehtë trupor’, nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës