Për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët dyshohen për vepra penale, e që nuk kanë mundësi t’i mbulojnë vet shpenzimet e mbrojtjes, shteti kujdeset duke angazhuar avokatë me shpenzime të veta, përkatësisht të organit para të cilit zhvillohet procedura ligjore.
Në këtë mënyrë respektohet parimi fondamental i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që është praktikë edhe në shtetet demokratike të BE-së.
Mirëpo, Prokuroritë Themelore të Kosovës këtë të drejtë ua mohojnë qytetarëve duke mos u paguar avokatët, dhe kështu cenojnë ligjin në raport me taksapaguesit e Kosovës.
Kjo ka shtyrë që 42 avokatë të rajonit të Mitrovicës, por edhe të tjerë nëpër komunat e vendit, të hyjnë në bojkot për një muaj, duke refuzuar angazhimin e tyre sipas detyrës zyrtare në Prokurori dhe Polici, ndërsa aktualisht kanë ndërprerë bojkotin përkohësisht.
Vehbi Beqiri, kryetari i Odës së Avokatëve për rajonin e Mitrovicës, i cili përfshinë komunat Mitrovicë e Jugut dhe Veriut, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka paralajmëruar edhe masa tjera në rast të mos zgjidhjes së problemit të tyre.
Sipas tij, tendenca e Prokurorisë së Shtetit që të anashkalohet kërkesa e avokatëve, është e kundërligjshme.
“Ne, nga 1 shtatori deri më datën 1 tetor, kemi qenë në bojkot. Prej datës 19 shtator ky bojkot shtrihet në nivel të krejt Kosovës, për shkak se ky borxh i kësaj periudhe nga shkurti është ndaj të gjithë avokatëve të Kosovës. Në rast se nuk përmbushet ky obligim, atëherë ka kërkesa që këtë bojkot ta zgjerojmë edhe në drejtim të Gjykatës, meqenëse gjatë këtij muaji të bojkotit Prokuroria ka arritur të anashkalojë procedimin e rasteve sipas detyrës zyrtare, mirëpo këto raste janë proceduar në Gjykatë pa avokat. Tendenca që të anashkalohet kërkesa e avokatëve nga ana e Prokurorisë është e kundërligjshme. Bojkoti ka të bëjë edhe sa i përket shërbimeve në Polici, meqenëse Policia nuk ka buxhet dhe këtë buxhet e mbulon Këshilli Prokurorial… Ne këtë borxh mund ta kërkojmë edhe përmes procedurës përmbarimore e cila do t’i kushtonte mjaft Prokurorisë, por jemi në pritje që ky problem të zgjidhet brenda këtij muaji, apo eventualisht muajin e ardhshëm”, ka thënë Beqiri.
Avokati Musa Damati, ka bërë të ditur se mbrojtja e detyrueshme përcaktohet taksativisht me nenet 57 dhe 58 të Kodit të Procedurës Penale.
Situata e krijuar, sipas Damatit, është indikatori më i mirë i cili tregon për klimën dhe gjendjen e përgjithshme të rënduar sa i përket sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Kur një institucion serioz siç është Prokuroria e shtetit, që do duhej të shërbente si protektorat ndaj institucioneve tjera kur ato e cenojnë ligjin, kur një instancë e nivelit të tillë vet e cenon ligjin në raport me taksapaguesit e Kosovës, atëherë kjo vërtetë do të duhej të përbënte shqetësim serioz, sepse ky është cenim fundamental i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Fatkeqësisht, ky është indikatori më i mirë i cili tregon për klimën apokaliptike të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, theksoi Damati.
KosovaPress ka siguruar një shkresë të datës 15 korrik të këtij viti, ku Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i drejtohet Odës së Avokatëve (OA), duke sqaruar se arsyeja e vetme e vonesës së pagesave për avokatët është mungesa e mjeteve financiare.
Sipas kësaj shkrese, me buxhetin e vitit 2016 për KPK-në që kap shumën prej 134 mijë eurosh, janë paguar obligimet e vitit 2015, muaji janar i vitit 2016, si dhe pjesërisht muaji shkurt.
“Me kërkesën për rishikimin e buxhetit për vitin 2016, KPK-ja ka kërkuar mjete shtesë prej 500 mijë euro për këtë kategori dhe shpresojmë se kërkesa jonë do të aprovohet, në mënyrë që pagesat e avokatëve të procedohen në kohën e caktuar sipas Ligjit për Financa Publike”, thuhet në këtë shkresë.
Në anën tjetër, KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga ministria e Financave rreth kërkesës së KPK-së për aprovim të mjeteve shtesë prej gjysmë milioni euro, të cilat do t’u dedikoheshin avokatëve, mirëpo edhe pas një javë pritje, nuk është arritur të merret ndonjë përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën