Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë me koronavirus, prej datës 13 mars deri më 31 maj, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë ngritur 924 aktakuza kundër 1160 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar edhe 716 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë 260 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 316 personave.
Prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, si dhe pesë kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 258 persona të dyshuar, ka paraqitur 91 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 133 persona të dyshuar dhe ka ngritur 279 aktakuza kundër 369 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 78 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 29 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 37 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 57 aktakuza kundër 79 personave.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 129 persona për vepra të ndryshme penale dhe janë bërë 16 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 19 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë bërë gjithsej 21 kërkesa janë bërë gjatë këtyre tre muajve për sekuestrim të përkohshëm nga prokurori i shtetit. Gjatë muajve mars, prill dhe maj, kjo prokurori ka ngritur gjithsej 85 aktakuza kundër 92 personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 79 persona të dyshuar, ka paraqitur 59 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 59 personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur 255 aktakuza, kundër 255 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 112 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 34 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 34 persona të dyshuar. Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë bërë 7 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale, si dhe ka ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë prej datës 13 mars deri me datë 31maj 2020, ka ndaluar 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka bërë 20 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 58 aktakuza kundër 62 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe janë realizuar 36 sekuestrime të përkohshme për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 39 persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 136 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe është realizuar një sekuestrim i përkohshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre