Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e radhës të hënën miratoi raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për periudhën janar-mars 2017.
Anëtarët e KPK-së aprovuan edhe pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili synon ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori.
Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial, Rregulloren e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial.
Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, për vazhdimin e transferimit të Prokurorit, Abdurrahim Islami edhe për gjashtë muaj e aprovuan anëtarët e Këshillit Prokurorial.
Po ashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.
Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251