Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për kosovarin që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani
Lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, që kishte përfunduar me fatalitet në Moers, prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de.
Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale.
Gjykatësit në Kleve pritet ta shpallin aktgjykimin pasditen e sotme.
Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.
Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë, “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia
Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota
Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre