LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Hoxha fajëson krejt shoqërinë kosovare për mos zbardhjen e krimeve të luftës (Video)

Prokurori Hoxha fajëson krejt shoqërinë kosovare për mos zbardhjen e krimeve të luftës (Video)

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se dëshmitarët e krimeve të luftës në Kosovë janë të papërgatitur, duke potencuar se tre prokurorë janë duke punuar me lëndët e krimeve të luftës.

Hoxha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë përgjegjësi për mos zbardhjen e krimeve të luftës ka e gjithë shoqëria kosovare.


“Kemi pasur një rast gjykimi për një ish-kryetar të Rahovecit, dhe dëshmitarët që na kanë ardhur kanë qenë shume të papërgatitur. Ne si shoqëri është dashur t’i përgatisim edhe dëshmitarët në mënyrë që mos të ndryshojnë deklaratat e të mos dëmtonin proceset gjyqësore”.

Hoxha ka thënë se ekziston ajo shprehja se neve shqiptarëve fjalët na kujtohen vetëm pasi dalim nga gjykatat.

“Si qytetar të Kosovës, provat për krimet e luftës nuk i kemi sjellë në vendin e duhur… Thuhet një fjalë për neve shqiptarët se pasi të dalim nga gjyqi na bie në mend çfarë të flasim”.

Prokurori më tej ka thënë se rastet e krimeve të luftës një kohë të gjatë kanë qenë në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it.

“Shumë lëndë prokurorët e huaj ende nuk i kanë transferuar te prokurorët vendorë”.

Hoxha ka thënë se për krime të luftës janë ngritur 28 aktakuza me 92 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori