LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, lajmërohet nga Amerika (Foto)

Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, lajmërohet nga Amerika (Foto)

Dorëheqja e tij nga pozita e prokurorit, u bë temë kryesore gjatë javës që po e lëmë pas. Por, siç duket Elez Blakaj tashmë ish-prokurori special, nuk e ka ndërmend të pushoj prej punëve ani pse ai më nuk ndodhet në Kosovë.

Blakaj i cili po qëndron në Amerikë, ka publikuar një fotografi nga atje ku shihet duke nënshkruar  një letër.


Blakaj pas dorëheqjes së tij la një letër ku sqaroi arsyet e vendimit të tij, ndërkaq nuk iu përgjigj asnjëherë asnjë reagimi që pati lidhur me të gjatë kësaj jave.

Prokurori që po hetonte mashtrimet në listat e veteranëve ka shkuar në Amerikë menjëherë pasi dha dorëheqje nga pozita e Prokurorit Special.

Para se të jepte dorëheqje, ish-Prokurori kishte lënë të gatshme aktakuzën për Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit.

Aktakuza e përgatitur nga Blakaj, e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi nuk është ngritur akoma.

Shumë personalitete të njohura nga politika vendore por edhe ndërkombëtare, dorëheqjen e Blakajt e cilësuan si ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/