LAJMI I FUNDIT:

Projektuesi i platformës E-shkollori thotë se janë rreth 105 mijë përdorues në gjithë Kosovën

Projektuesi i platformës E-shkollori thotë se janë rreth 105 mijë përdorues në gjithë Kosovën

E-shkollori është platformë për menaxhimin e institucioneve edukativo-arsimore, e cila ka hyrë në aplikim në disa komuna në vitin që kemi lënë pas, si pasojë e mbylljes së shkollave në vend shkaku i pandemisë me COVID-19.

Dardan Mehmeti, projektuesi i E-shkollorit, në një intervistë për Telegrafin ka folur për ecurinë e punës së kësaj platforme, e cila vepron në insitucionet arsimore të dy komunave Prishtinë dhe Malishevë si dhe në disa shkolla në komunat e Kosovës.


Mehmeti tha se kjo është infrastrukturë e plotë elektronike e cila mundëson menaxhimin dhe administrimin e shkollave.

Ai po ashtu tregoi se në këtë platformë janë rreth 105 mijë përdorues në gjithë Kosovën.

“Kjo është infrastrukturë e plotë elektronike e cila mundëson menaxhimin dhe administrimin e shkollave, qeverisjen e shkollave, komunikimin me prind, mësimin online dhe të gjitha këto janë në një vend në një platformë. Duke filluar nga muaji mars, pasi që filloi mbyllja e shkollave shkaku i pandemisë, e-shkollori ka filluar implementimin në të gjitha shkollat publike në Komunën e Malishevës dhe atë të Prishtinës, me mbi 60 mijë nxënës dhe në total  dhe janë diku rreth 105 mijë përdorues në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Mirëpo, si çdo projekt i ri, edhe platforma E-shkollori është përballur me sfidat e saj.

Sipas Mehmetit, sfida e parë ka qenë me stafin e shkollave të cilët nuk kanë pasur njohuri të teknologjisë informative.

Ndërsa, sfida e dytë dytë siç tha ai ishte realizimi i klasës virtuale.

“Si çdo gjë e re edhe E-shkollori i ka pasur sfidat që i kemi hasur. Sfida e parë ka qenë fillimisht me stafin e shkollave, të cilat nuk kanë pasur njohuri të teknologjisë informative< Ndërsa sfida e dytë realizimi i klasës virtuale, ku ka pasur fillimisht disa telashe për realizimin e saj. Puna që ka pasur shumë përdorues të shërbimit dhe normalisht si shërbim i ri i paplanifikuar më parë, pasi E-shkollori ka filluar të aplikohet në vitin 2016. Si shërbim i ri, ideja ka ardhur pas pandemisë dhe është zhvilluar shumë shpejt, normalisht dhe problemet që i kemi hasur tash veçse janë evituar. Mirëpo këto kanë qenë pengesat kryesore në funksionimin e plotë të E-shkollorit, si njohuritë e pakta të personelit të shkollës, sidomos ata që janë më në moshë- afër pensionimit dhe pjesa tjetër është rregulluar”, u shpreh ai.

Dardan Mehmeti, E-shkollori

Ndërsa sa i përket trajnimeve, Mehmeti tha se ato kanë përfunduar, mirëpo, siç u shpreh ai janë duke përsëritur trajnimet aty ku ka nevojë.

I pyetur se si janë vlerësimet nga terreni (opinioni) për këtë platformë të re, Mehmeti tha se “kryesisht prej përdoruesve në përgjithësi ankesat janë të pakta dhe ne merremi më shumë me to, sepse qëllimi i këtij sistemi bazohet në eksperiencën e përdoruesve. Nëse hasim në një problem ne e marrim shumë seriozisht  dhe i përmirësojmë ato. Prej 105 mijë përdoruesve janë diku 200-300 ankesa. Kështu që nëse e shohim si për qindje është e konsiderueshme për ne. Mirëpo pjesa kryesore ka qenë një sukses edhe pse ka pas sabotim, bojkotime, rezistencë…”.

Projektuesi i e-shkollorit po ashtu tregoi se kjo platformë funksionon në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi thjeshtësu sistemin në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet që kryhen në platformë janë përmes videove udhëzuese  në gjuhën përkatëse, ku tregon procesin e një veprimi se si duhet të kryhet”, tha tutje ai.

Platformat online dita ditës janë duke u zhvilluar në mënyrë të shpejtë duke u bazuar në  zhvillimet e hovshme të teknologjisë, edhe E-shkollori sipas tij do të ofrojë shërbime të reja.

“Sa i përket inovacionit, shërbimet e reja që jemi duke i planifikuar i kemi të gatshme për publikim. Jemi duke punuar në vazhdimësi që t’i përgjigjemi me shërbime adekuate të gjithëve, përfshirë prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, drejtorit komunale të arsimit, drejtorive të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit”, ka thënë ndër të tjera, Dardan Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori