LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Pagën Minimale, Muja: Kuorumin e kishim edhe pa Listën serbe, kur opozita e kuptoi qëndroi në sallë

Projektligji për Pagën Minimale, Muja: Kuorumin e kishim edhe pa Listën serbe, kur opozita e kuptoi qëndroi në sallë
Foto: Arkiv

Pas kalimit të Projektligjit për Pagën Minimale partitë opozitare reaguan duke thënë se kaloi me votat e Listës Serbe.

E pas kësaj, ka reaguar deputeti i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja duke thënë se VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit.


Muja në një postim në Facebook shkruan se vetëm kur opozita e ka parë që e kanë kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, që t’ia japin një këso spin-e.

Haradinaj reagoi për miratimin e Pagës minimale: Sot në Kuvend është rikthyer Rrahman Morina
Lexo po ashtu Haradinaj reagoi për miratimin e Pagës minimale: Sot në Kuvend është rikthyer Rrahman Morina

“Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit.

Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare.

Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte.

Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%!”, shkruan Muja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori