LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë shqyrtohen në afate të përshpejtuara, Hoti: Pse gjithë kjo nguti nga mazhoranca

Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë shqyrtohen në afate të përshpejtuara, Hoti: Pse gjithë kjo nguti nga mazhoranca
Deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, ka kaluar mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për t’u shqyrtuar në afate të përshpejtuara kohore Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Paga.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, duke pyetur se pse mazhoranca po ngutet “për dy nga ligjet më të rëndësishme për administratën shtetërore?”.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që këto dy projektligje të shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar.


“Ligji i pagave i përcakton të ardhurat e rreth 85 mijë të punësuarve dhe familjeve të tyre, pra të ardhurat nga të cilat jetojnë rreth 400 mijë qytetarë. Ndërkaq, Ligji i zyrtarëve publik përcakton statusin e punësimit, të drejtat dhe karrierën e të gjithë zyrtarëve publik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Sipas vendimit të djeshëm të Kuvendit, afati për amendamente është deri të hënën më 19.12.2022, në orën 12:00. Nuk ka asnjë mundësi që për dy ditë të vikendit të shtjerrën diskutimet me grupet e interesit: me sindikatën e arsimit, të shëndetësisë, të shërbimit civil, të policisë dhe sindikatat e tjera”.

Tutje, ka thënë se kjo qasje e mazhorancës nuk ka asnjë kuptim.

“Këto dy ligje duhet të miratohen vetëm pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe shteruese me të gjithë ata që ndikohen nga këto ligje. Nuk është e mjaftueshme që këto dy ligje të jenë në përputhje me kushtetutën. Ato duhet të jenë në përputhje me parimet elementare të të drejtave të të punësuarve në sektorin publik, si dhe të dakorduara në parim me sindikatat që i përfaqësojnë ata të punësuar”.

“Koha e mjaftueshme dhe e arsyeshme për diskutim publik të projektligjeve që shqyrtohen në Kuvend është parim elementar në demokracitë funksionale”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Hoti ka thënë se vetëm qeveritë autoritare miratojnë ligje pa dhënë mundësi që të shprehen atyre që ndikohen nga ato ligje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Drejtësi
Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Lajme
Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

Lajme
Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Lajme
Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Lajme
Kontrabandë me mbathje sportive, arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

Kontrabandë me mbathje sportive, arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

Lajme
Kalo në kategori