LAJMI I FUNDIT:

Projekti “KosAgri” ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor

Projekti “KosAgri” ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor

Ka përfunduar projekti “KosAgri”, i cili kishte për qëllim të ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor përmes përafrimit të ligjeve me standardeve evropiane.

Ky projekt ka bërë që të ngritën 500 metra katrorë me sera, të sjellë pajisje laboratorike në vlerë 200 mijë euro dhe shumë trajnime për zyrtarët e MBPZHR-së.


Në përmbyllje të këtij projekti, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, u shpreh se projekti “KosAgri” kishte për qëllim ta ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë që të implementojë iniciativat, aktivitetet dhe rregullimin e ligjeve për integrimin e Kosovës në BE.

“KosAgri është një akronim i një projekti, i cili ka për qëllim përforcimin e dijes dhe aftësive të Ministrisë së Bujqësisë dhe arritjes së standardeve të BE-së në këtë fushë. Ky projekt është projekt afatgjatë, i cili është udhëhequr në bashkëpunim me Ministrinë kosovare të Bujqësisë dhe është financuar nga fondet e bashkëpunimit italian të Agjencisë italiane për kooperim dhe institutit në Bari. Qëllimi i këtij projekti ishte që të ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në implementimin e iniciativave dhe aktiviteteve. Projekti ‘KosAgri’ ka për qëllim ta asistojë ministrinë në implementimin e një numri të madh të iniciativave dhe aktiviteteve në territorin e Kosovës, dhe aktiviteteve që kanë për qëllim lehtësimin dhe rregullimin e ligjeve për integrimin e Kosovës në BE”, tha Sardi.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, u shpreh falënderues për ndihmën e dhënë përmes këtij projekti në forcimin dhe profesionalizimin e laboratorëve bujqësorë.

“Ministria jonë dhe partnerët italianë në korrikun e 2015 kanë marrë mbështetjen e përhershme nga ministra, e cila ka përforcuar laboratorët tanë. Dihet cilët anëtarë tonë e kanë pasur adoptimin e ligjeve të standardeve të BE-së, e cila do të rrisin nivelin e kualifikimeve të zyrtarëve publik. Kjo do t’i jepte një shtytje më të madhe rritjes së prodhimeve dhe krijimit të kushteve për fillimin e krijimtarisë organike dhe zhvillimin e saj. Në mes të rezultateve të shumta kam shumë respekt për punën që është ndërmarrë në përpilimin e ligjeve, për bujqësinë organike, për ligjin e mbrojtjes së bimëve, ligjin për brejtësit dhe dëmtuesit e ndryshëm dhe për ndërmarrjen e sistemit të suksesshëm të importit dhe eksportit dhe trajtimit inspektorial në pikat kufitare që do ta rrisin efektivitetin”, tha ai.

Drejtori i Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nino Merola, tha se puna që është kryer në Kosovë përmes projektit “KosAgri”, është kualitative.

“Puna që është kryer në Kosovë është me kualitet shumë të lartë, ka marrë mirënjohje nga të gjithë pjesëmarrësit, është kualifikuar si e tillë dhe në këtë rast pozitiv mënyra se si është zhvilluar kjo është mënyrë e drejtë se si të zhvillohen dhe mirëmbahen marrëdhëniet e mira. Partneri implementues ka kyçur shumë institucione italiane dhe jemi munduar të nxjerrim sa më shumë nga pjesëmarrja partneritet nga miqtë tanë kosovarë dhe t’iu japim mundësi më të mëdha që të zhvillohen marrëdhënie të mira dhe të arrijmë rezultate sa më të mëdha në këtë punë”, u shpreh Merola.

Drejtori i Institutit Agronomik Mesdhetar me seli në Bari të Italisë (CIHEAM) Maurizio Raeli, e ka quajtur tepër të nevojshëm zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor përmes përafrimit të kualitetit.

“Projekti si kjo që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor përmes përafrimit të kualitetit mendoj që janë në vijë me atë që është misioni i përgjithshëm jo vetëm në këtë vend si Kosova dhe Italia, por në përgjithësi gjitha vendeve të planetit tonë për të zhvilluar aktivitetet që kanë një qëllim të fundit një zhvillim të përbashkët”, theksoi Raeli.

“Ka ngritur kapacitetet institucionale, ka pasur 31 vizita institucionale dhe punëtori teknike, ka investuar 200 mijë euro vlerë pajisje laboratorike, ka ngritur 500 metra katror sera dhe ka krijuar 2 hektar tokë punuese. 56 teknikë dhe zyrtarë janë trajnuar dhe ka dhënë me shumë se 100 javë për person. “KosAgri” ka kontribuar po ashtu edhe për përforcimin e shërbimit kombëtar fitosantar për të forcuar laboratorët referuese kombëtare, ka vlerësuar prodhimin e verës dhe frutave, ka përmirësuar sektorët e verës dhe sektorët e vreshtarisë. Po ashtu ka kontribuar në forcimin e shërbimit fitosanitar, ka harmonizuar 2 ligje me standarde evropiane”, tha Contento.

Nga ky projekt kanë përfituar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë pranë MBPZHR-së, Instituti i Kosovës për Bujqësi në Pejë dhe Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe departamenteve shpalosën përfitimet që kanë pasur nga implementimi i projektit “KosAgri”. /Telegrafi/