LAJMI I FUNDIT:

Projektet dhe investimet e sektorit privat duhet të përkrahen nga institucionet

Projektet dhe investimet e sektorit privat duhet të përkrahen nga institucionet

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar qendrën tregtare “Albi Mall”, ku theksoi rolin e kësaj qendre për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Rukiqi shtoi se “Albi Mall” ka rëndësi në përmirësimin e imazhit të vendit, rritjen e vazhdueshme të punësimit dhe promovimin e vlerave të sektorit privat në vend.


Sipas kryetarit Rukiqi, projektet dhe investimet e vazhdueshme duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore dhe jo të vendosen barriera në raste të caktuara.

Për këtë është edhe roli i Odës Ekonomike të Kosovës, që do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të “Albi Mall”, sidomos për pjesën e brendeve më të fuqishme botërore të cilat janë dhe të cilat së shpejti do të jenë pjesë e kësaj qendre tregtare.

Ardhja e këtyre brendeve e ka rëndësinë kryesore sidomos në tërheqjen e brendeve tjera por edhe investimeve tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Pronari i qendrës tregtare, Betim Humolli, ka bërë të ditur se Albi Mall do të zgjerohet dhe do të futen brende të reja që për herë të parë vijnë në Kosovë, pikërisht të inkuadruara brenda ndërtesës së Albit. /Telegrafi/